Orari punës: 08:00h – 17: 30h. E Hëne – E Shtunë

Për Ne

Selmans Network është një grupim biznesesh i profileve të ndryshme që veprojnë si një familje e madhe nën të njëjtën logo dhe nën të njëjtin emër. Koncepti i Selmans Network është i bazuar në menaxhim horizontal ku secila degë vepron në mënyrë autonome ndërsa të gjitha degët veprojnë drejt përmbushjes së të njëjtit vizion, përqafojnë të njëjtat vlera, ndajnë të njëjtën frymë të të bërit biznes si dhe shkëmbejnë në mes tyre asetet, përvojat, idetë etj.

Selmans Network u themelua në vitin 2012, i fokusuar fillimisht në sektorin  e marketingut dhe pastrimit. Që nga ajo kohë, Selmans është zgjeruar në 5 sektore – pastrim, marketing, hulumtim, print dhe trajtim i mbeturinave. Ka fuqizuar shërbimin për pastrim dhe mirëmbajte shtëpiake – Rosa, në vitin 2013. Ndërkohë, secili sektor është diversifikuar me shërbime shtesë, siç është rasti me sektorin e marketingut, që nga lëmia e reklamimi të jashtëm të fokusuar tek muralet është zgjeruar në disa kanale të reklamimit të jashtëm, media blerje dhe forma alternative të reklamimit.

Selmans, brenda një periudhe pesë vjeçare, ka përjetua një zhvillim të shpejtë, si në rritjen e portofolios së biznesit, ashtu edhe në rritjen e kapitalit dhe fuqisë punëtore. Për secilin vit Selmans Network ka dyfishuar qarkullimin dhe numrin e punëtorëve. Aktualisht Selmans ka të angazhuar rreth 300 punëtor dhe rreth 2 milion euro qarkullim vjetor.