Selmans opening hours: 08 AM to 17 : 30 PM. Open all day

About us

Selmans Network është një grupim biznesesh i profileve të ndryshme që veprojnë si një familje e madhe nën të njëjtën logo dhe nën të njëjtin emër. Koncepti i Selmans Network është i bazuar në menaxhim horizontal ku secila degë vepron në mënyrë autonome ndërsa të gjitha degët veprojnë drejt përmbushjes së të njëjtit vizion, përqafojnë të njëjtat vlera, ndajnë të njëjtën frymë të të bërit biznes si dhe shkëmbejnë në mes tyre asetet, përvojat, idetë etj.

Selmans Network u themelua në vitin 2012, I fokusuar fillimisht në sektorin  e marketingut dhe pastrimit. Që nga ajo kohë, Selmans është zgjeruar në 5 sektore – pastrim, marketing, hulumtim print dhe trajtim I mbeturinave. Ka fuqizuar shërbimin për pastrim dhe mirëmbajte shtëpiake – Rosa, në vitin 2013. Ndërkohë, secili sektor është diversifikuar me shërbime shtesë, siç është rasti me sektorin e marketingut, që nga lëmia e reklamimi të jashtëm të fokusuar tek muralet është zgjeruar në disa kanale të reklamimit të jashtëm, media blerje dhe forma alternative të reklamimit siç janë disa forma te reklamimit mobil, reklamimi në ashensorë etj.

Selmans brenda një periudhe pesë vjeçare ka përjetua një zhvillim të shpejt, si në rritjen e portofolios së biznesit, ashtu edhe rritjen e kapitalit dhe fuqisë punëtore. Qysh prej themelimit, Selmans Network per secilin vit e ka dyfishuar qarkullimin dhe numrin e punëtorëve. Aktualisht Selmans ka të angazhuar rreth 300 punëtor dhe rreth 2 milion euro qarkullim vjetor.