Orari punës: 08:00h – 17: 30h. E Hëne – E Shtunë

Ekspert

Selmans Cleaning & Maintenance është rrjeti më i madh i pastrimit industrial, komercial dhe privat në Kosovë me mbi 300…

Lexo më shumë

Selmans Cleaning & Maintenance është rrjeti më i madh i pastrimit industrial, komercial dhe privat në Kosovë me mbi 300 punëtor të rregullt dhe rreth 100 të tjerë me angazhim të përkohshëm.

X

Industriale

Selmans Cleaning& Maintanance ofron shërbime të pastrimit dhe mirëmbajtjes për institucione shtetërore në gjithë Kosovën, kompani dhe industri të profileve të ndryshme. Ne kemi një përvojë të gjatë të punës me institucione arsimore dhe shëndetësore në lëmin e pastrimit dhe mirëmbajtjes. Një numër i madh partneritetesh të Selmans Network me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare në Kosovë dhe me komunitetin e biznesit, i kanë mundësuar sektorit të pastrimit dhe mirëmbajtjes të fitoj një pozitë të fortë në tregun e pastrimit dhe mirëmbajtjes dhe të ketë një bazë të gjerë të klientëve.

Mjete të avancuara të pastrimit, përgjegjësia e lartë në përmbushjen e detyrave dhe një qasje moderne në menaxhimin e performancës së stafit i ka mundësuar Selmans të ndërtoj një imazh te pa ngatërrueshëm në të gjithë tregun kosovar.

Shembuj të rëndësishëm:

  • Ka kontratë tre vjeçare në pastrim dhe mirëmbajtje me të gjitha universitetet publike në Kosovë, duke përfshirë Universitetin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe Ferizajt. Vetëm në këtë projekt që ka vlerën e rreth 2 milion euro, janë të angazhuar rreth 180 punëtor.
  • Ka kontratë dy vjeçare me KK të Pejës për pastrimin e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Pejës. Projekti kap vlerën e rreth 1.5 milion euro dhe janë të angazhuar mbi 100 punëtor.
  • Për tri vite, Selmans ka pasur përgjegjësinë e pastrimit dhe mirëmbajtjes se të gjitha institucioneve publike në Gjakovë (duke përfshirë shkollat publike, objektet komunale, qendrat e mjekësisë familjare dhe institucionet tjera shëndetësore, palestrat sportive, pallatin e kulturës, teatrin, bibliotekën e qytetit dhe hapësirat tjera publike).
  • Për dy vite, Selmans ka pasur përgjegjësinë e pastrimit dhe mirëmbajtjes se të gjitha institucioneve publike në Pejë (duke përfshirë shkollat publike, objektet komunale, qendrat e mjekësisë familjare dhe institucionet tjera shëndetësore, palestrat sportive, kinemanë, pallatin e kulturës, teatrin, bibliotekën e qytetit dhe hapësirat tjera publike).
  • Është kontraktuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për të ofruar shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes, përfshirë USAID, Checchi and Company Consulting INC, Eroll, Peugeot-Kosovo etc.
  • Është kontraktuar nga USAID dhe The Urban Institute për të furnizuar komunat e Kosovës me makineri për pastrimin e rrugëve, kontejnerëve për mbeturina dhe pajisje të tjera të ngjashme.
  • Është e vetmja kompani në Kosovë e specializuar në mirëmbajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë. Që prej vitit 2013 ka kontratë me Ministrinë e Kulturës për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Për më shumë shikoni protofolion tonë

Contact us to find out

Portfolio