Selmans Network në përkrahje të sportit në Kosovë
Në fillim të këtij viti, Selmans Network ka nënshkruar partneritet me Komitetin Olimpik të Kosovës. Kryetari i Komitetit Olimpik, Bashkim Hasani, ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje duke u shprehur se nga ajo, përvec Komitetit Olimpik të Kosovës, do të përfitoj edhe i gjithë sporti i Kosovës. Përmes këtij partneriteti, Selmans Network synon të vazhdoj promovimin e sportit në Kosovë, me fokus të veçantë tek moshat e reja.