Selmans Network nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Trainkos
Hekurudhat e Kosovës-Trainkos Sh.A, të përfaqësuar nga Drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Biznesit z.Liridon Drenica, dhe Selmans Network përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z.Betim Selmanaj, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e Marketingut. Nënshkrimi i këtij memorandum u arrit pas takimeve dhe diskutimeve paraprake, dhe ka për qëllim thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes të dyja institutcioneve në fushat me interes të përbashkët në sektorin e Marketingut. Ky memorandum parasheh vendosjen e monitorëve në vagona të udhëtarëve, shitjen e tyre si hapësira reklamuese digjitale, dhe furnizimin me internet i cili do vihet në dispozicion për udhëtarët e Trainkos Sh.A. Selmans Network Marketing është rrjeti më i madh i reklamimit në hapsira të jashtmë, me mbi 90% të hapësirave reklamuese nën menaxhim, duke e bërë kështu edhe partnerin më serioz të marketingut të jashtëm dhe jo vetëm. Trainkos Sh.A dhe Selmans Network tanimë veprojnë drejt përmbushjes së të njëjtit vizion, përqafojnë të njëjtat vlera, ndajnë të njëjtën frymë të të bërit marketing si dhe shkëmbejnë në mes tyre asetet, përvojat dhe idetë.