Selmans Network vazhdon të përkrah aktivitetet kulturore në Kosovë
Në kuadër të iniciativës sonë për të promovuar artin në komunitet dhe për ta nxjerrë atë nga galeritë dhe sallat e mbyllura, së fundmi kemi organizuar ekspozitën e parë në Kosovë të skulptorit të njohur nga Zvicrra, Naim Selmonaj. Ekspozimi i veprave të artistit është bërë në hapsirat e jashtme të Selmans Network dhe hapësirën e gjelbërt të kompleksit Blini. Selmans Network falenderon të gjithë admiruesit dhe kritikët e artit të cilët morrën pjesë në këtë event.