Selmans Network nënshkruan kontratë me Komunën e Prizrenit për implementimin e projektit #SmartCity

Projekti #SmartCity, i realizuar në Komunën e Prishtinës nga Selmans Network, po vjen edhe në Komunën e Prizrenit. Në fund të qershorit të këtij viti, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë publike me Selmans Network për ngritjen e vendpritjeve për autobusët urbano periferik dhe fshatrat e Komunës së Prizrenit. Realizimi i këtij projekti po pritet me padurim nga Selmans Network me qëllimin e lehtësimit të jetës së përditshme të qytetarëve dhe ofrimin e mundësive të reja që bizneset të reklamojnë shërbimet dhe produktet e tyre. Gjithashtu, si pjesë e kësaj kontrate parashihet edhe intervenimi dhe riparimi i sinjalistikës në Komunën e Prizrenit.