Selmans Network nënshkruan kontratë me Komunën e Gjakovës për implementimin e projektit #SmartCity

Projekti #SmartCity, i realizuar në Komunën e Prishtinës nga Selmans Network, po vjen edhe në Komunën e Gjakovës. Realizimi i këtij projekti është pritur mjaftë mirë dhe qëllimi i Selmans Network për implementimin e këtij projekti edhe në qytetet e tjera të Kosovës, po realizohet. Së fundmi Selmans Network ka nënshkruar kontratë publike me Komunën e Gjakovës për ndërtimin e parkingjeve dhe stacioneve të autobusëve. Selmans Network synon që përmes implementimit të këtij projekti, të lehtësoj jetën e përditshme të qytetarëve dhe të hap mundësi të reja për bizneset e qytetit të Gjakovës.