Selmans Network kujdeset për ambientet e televizionit Kanal10

Selmans Network është përkujdesur për ideimin, adaptimin dhe realizimin e disa prej ambienteve më atraktive në televizionin më të ri në Kosovë, Kanal10.

Skenografitë e emisioneve “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, “Pasdite” dhe “Prime Time”, janë ndërtuar sipas kërkesave të klientit, duke u frymëzuar në trendet më të fundit botërore.

Ky projekt është ndërtuar më shumë dashuri dhe profesionalizëm, ku i ka dhënë ngjyrimin e duhur programacionit të këtij mediumi.

Klienti i kënaqur është standardi ynë i komunikimit dhe motivi që shtyen vazhdueshmërinë e punës së suksesshme.

Selmans Network nënshkruan kontratë me Komunën e Prizrenit për implementimin e projektit #SmartCity

Projekti #SmartCity, i realizuar në Komunën e Prishtinës nga Selmans Network, po vjen edhe në Komunën e Prizrenit. Në fund të qershorit të këtij viti, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë publike me Selmans Network për ngritjen e vendpritjeve për autobusët urbano periferik dhe fshatrat e Komunës së Prizrenit. Realizimi i këtij projekti po pritet me padurim nga Selmans Network me qëllimin e lehtësimit të jetës së përditshme të qytetarëve dhe ofrimin e mundësive të reja që bizneset të reklamojnë shërbimet dhe produktet e tyre. Gjithashtu, si pjesë e kësaj kontrate parashihet edhe intervenimi dhe riparimi i sinjalistikës në Komunën e Prizrenit. 

Selmans Network tani kujdeset për mirëmbajtjen e ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes

Së fundmi Selmans Network ka nënshkruar një kontratë publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kontrata publike u nënshkrua në fillimin e muaji gusht dhe parashikon mirëmbajtjen e ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, ish MFSK-së, nga Selmans Cleaning, përkatësisht EKSPERT.

Selmans Network do t’i ekzekutoj shërbimet e permendura në kontratë me kujdes, efikasistet, dhe zell, në përputhje me pratikat më të mira profesionale. 

Selmans Network nënshkruan kontratë me Komunën e Gjakovës për implementimin e projektit #SmartCity

Projekti #SmartCity, i realizuar në Komunën e Prishtinës nga Selmans Network, po vjen edhe në Komunën e Gjakovës. Realizimi i këtij projekti është pritur mjaftë mirë dhe qëllimi i Selmans Network për implementimin e këtij projekti edhe në qytetet e tjera të Kosovës, po realizohet. Së fundmi Selmans Network ka nënshkruar kontratë publike me Komunën e Gjakovës për ndërtimin e parkingjeve dhe stacioneve të autobusëve. Selmans Network synon që përmes implementimit të këtij projekti, të lehtësoj jetën e përditshme të qytetarëve dhe të hap mundësi të reja për bizneset e qytetit të Gjakovës.