Selmans Network zgjedhet si Superbrands – Kosovo’s Choice per vitet 2019/2020

Superbrands- Kosovo’s Choice eshte nje titull qe i ofrohet brendeve vendore per cilesine qe i ofrojne klienteve te vet. Kompania Selmans Network morri titullin si Superbrand- Kosovo’s Choice per vitet 2019/2020. Historia, arritjet dhe vlerat e kompanise jane tregues te suksesit dhe zhvillimit te Selmans Network. Prej me shume se nje dekade ne treg, Selmans Network ka vazhduar rrugetimin nder vite, me qellimin drejt efikasitetit dhe ripertrirjes se kompanise ne menyre qe klienti dhe kerkesat e tij te jene gjithmone prioritet. Duke qene nje hap me kohen dhe teknologjine, Selmans Network ka arritur te jete sa me afer klienteve duke plotesuar kerkesat e tyre ne treg. Rritja e hovshme ne drejtime te ndryshme gjate viteve te fundit dehsmon me se miri kualitetin dhe korrektesine qe kompania ofron. Lidhja e forte me komunitetin, vete-permiresimi dhe rinimi i kompanise jane disa nga vlerat qe kompania konsideron si parime kyce per nje pune te mire dhe te suksesshme. Zgjedhja si Superbrands- Kosovo’s Choice deshmon me se miri seriozitetin dhe kualitetin qe kompania Selmans Network ofron.

Selmans Network nënshkruan kontratë me Komunën e Prizrenit për implementimin e projektit #SmartCity

Projekti #SmartCity, i realizuar në Komunën e Prishtinës nga Selmans Network, po vjen edhe në Komunën e Prizrenit. Në fund të qershorit të këtij viti, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë publike me Selmans Network për ngritjen e vendpritjeve për autobusët urbano periferik dhe fshatrat e Komunës së Prizrenit. Realizimi i këtij projekti po pritet me padurim nga Selmans Network me qëllimin e lehtësimit të jetës së përditshme të qytetarëve dhe ofrimin e mundësive të reja që bizneset të reklamojnë shërbimet dhe produktet e tyre. Gjithashtu, si pjesë e kësaj kontrate parashihet edhe intervenimi dhe riparimi i sinjalistikës në Komunën e Prizrenit. 

Selmans Network tani kujdeset për mirëmbajtjen e ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes

Së fundmi Selmans Network ka nënshkruar një kontratë publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kontrata publike u nënshkrua në fillimin e muaji gusht dhe parashikon mirëmbajtjen e ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, ish MFSK-së, nga Selmans Cleaning, përkatësisht EKSPERT.

Selmans Network do t’i ekzekutoj shërbimet e permendura në kontratë me kujdes, efikasistet, dhe zell, në përputhje me pratikat më të mira profesionale. 

Selmans Network nënshkruan kontratë me Komunën e Gjakovës për implementimin e projektit #SmartCity

Projekti #SmartCity, i realizuar në Komunën e Prishtinës nga Selmans Network, po vjen edhe në Komunën e Gjakovës. Realizimi i këtij projekti është pritur mjaftë mirë dhe qëllimi i Selmans Network për implementimin e këtij projekti edhe në qytetet e tjera të Kosovës, po realizohet. Së fundmi Selmans Network ka nënshkruar kontratë publike me Komunën e Gjakovës për ndërtimin e parkingjeve dhe stacioneve të autobusëve. Selmans Network synon që përmes implementimit të këtij projekti, të lehtësoj jetën e përditshme të qytetarëve dhe të hap mundësi të reja për bizneset e qytetit të Gjakovës.   

Selmans Network vazhdon të përkrah aktivitetet kulturore në Kosovë

Në kuadër të iniciativës sonë për të promovuar artin në komunitet dhe për ta nxjerrë atë nga galeritë dhe sallat e mbyllura, së fundmi kemi organizuar ekspozitën e parë në Kosovë të skulptorit të njohur nga Zvicrra, Naim Selmonaj.
Ekspozimi i veprave të artistit është bërë në hapsirat e jashtme të Selmans Network dhe hapësirën e gjelbërt të kompleksit Blini.
Selmans Network falenderon të gjithë admiruesit dhe kritikët e artit të cilët morrën pjesë në këtë event.

Selmans Network hap dyert për studentët e RIT Kosovo

Në bashkëpunim me Co-op & Career Office nga RIT Kosovo, studentët e universitetit amerikan patën mundësinë të njihen më stafin, sektoret dhe hapsirën e Selmans Network.
Kjo vizitë paraqet hapin e parë drejt një bashkëpunimi afatgjatë mes Selmans Network dhe RIT Kosovo, në drejtim të ofrimit të praktikës dhe punësimit për studentët e dalluar të RITK.
Selmans Network Solution është sektori qe synon të mbledhë të rinjë të talentuar në fushën e teknologjisë për t’u bërë pjesë e një numri të madh projektesh inovative

Implementimi i projektit #SmartCity, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës

Selmans Network, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, sjellë për komunitetin inovacionin e fundit të tekonologjisë në Kosovë me implementimin e projektit Smart City.
Një shndërrim model i pritoreve të autobusëve Urban, e bëjnë kryeqytetin unik dhe më praktik, duke e lehtësuar jetën e përditshme të qytetarëve. Pritoret e autobusëve do të shërbejnë si tregues të orarit të qarkullimit urban dhe si hapësira reklamuese për biznese, organizata dhe institucione.

Komuna e Prishtinës thotë se ky projekt, I mirëpritur nga qytetarwt, do të zbatohet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
Ekzekutimi i pritoreve të autobusëve i ka dhënë frymë evropiane kryeqytetit, e me shpresë në të ardhmen, tërë Kosovës.
Qytetarët meritojnë markën e fundit të inovacaionit, shërbime cilësore dhe efikasitet në kohë reale.

Selmans Network nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Trainkos

Hekurudhat e Kosovës-Trainkos Sh.A, të përfaqësuar nga Drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Biznesit z.Liridon Drenica, dhe Selmans Network përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z.Betim Selmanaj, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e Marketingut.
Nënshkrimi i këtij memorandum u arrit pas takimeve dhe diskutimeve paraprake, dhe ka për qëllim thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes të dyja institutcioneve në fushat me interes të përbashkët në sektorin e Marketingut.
Ky memorandum parasheh vendosjen e monitorëve në vagona të udhëtarëve, shitjen e tyre si hapësira reklamuese digjitale, dhe furnizimin me internet i cili do vihet në dispozicion për udhëtarët e Trainkos Sh.A.
Selmans Network Marketing është rrjeti më i madh i reklamimit në hapsira të jashtmë, me mbi 90% të hapësirave reklamuese nën menaxhim, duke e bërë kështu edhe partnerin më serioz të marketingut të jashtëm dhe jo vetëm.
Trainkos Sh.A dhe Selmans Network tanimë veprojnë drejt përmbushjes së të njëjtit vizion, përqafojnë të njëjtat vlera, ndajnë të njëjtën frymë të të bërit marketing si dhe shkëmbejnë në mes tyre asetet, përvojat dhe idetë.

Selmans Network në përkrahje të sportit në Kosovë

Në fillim të këtij viti, Selmans Network ka nënshkruar partneritet me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Kryetari i Komitetit Olimpik, Bashkim Hasani, ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje duke u shprehur se nga ajo, përvec Komitetit Olimpik të Kosovës, do të përfitoj edhe i gjithë sporti i Kosovës.
Përmes këtij partneriteti, Selmans Network synon të vazhdoj promovimin e sportit në Kosovë, me fokus të veçantë tek moshat e reja.